Banorët e konvikteve në Institut me VKM të pastrehë, nuk trajtohen të tillë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Nga 10 godina, për studentët e Universitetit të Kamzës, 8 prej tyre sot shfrytëzohen nga familjarët. Ata jetojnë në kushtet të tilla mes ndotjes dhe deri më tani nuk janë trajtuar si të pastrehë, edhe pse në dokumentet zyrtare me vendimin të Këshillit të Ministrave të vitit 2013 këta banorë konsiderohen të tillë.
Ky është vendimi me nr 415 i datës 15 maj 2013, ku Këshilli i Ministrave ka vendosur që këta banorë që jetojnë në Institut Kamëz të përfitojnë nga banesat sociale që do të ndërtoheshin nga Bashkia në zonën e Rrapi të Treshit në një sipërfaqe prej 10.000 m, sepse ish-reparti ka kaluar në administrimin e Ministrisë së Transporteve dhe Entit Kombëtar të Banesave.
Që nga kjo kohë këta banorë nuk kanë përfituar asgjë, madje nuk dinë ende se çfarë do të bëhet me ta. Ndërsa kaq paqartësi ka edhe në këtë listë emërore të familjeve që shfrytëzojnë këto objekte. Kjo listë e publikuar në fletoren zyrtare, ka dhe gabime të tilla ku shfrytëzuesit e dhomave të këtyrekonvikteve të cilësohen si "disa djem".
Përtej këtyre fakteve banorët kanë gati 10 vjet që nuk paguajnë as qera për shfrytëzimin e tyre, gjithashtu janë të përjashtuar nga fakti i shitjes apo i blerjes së ambjenteve, pasi këto konvikte janë shtetërore.
Edhe përpjekjet për të paguar energjinë e elektrike apo qeranë këta banorë e kanë kundërshtuar me forcë, ndërsa qeveritarët dhe institucionet i takojnë vetëm në prag të fushatave elektorale. Në këto godina jetojnë 2500 persona, familje të cilat kanë ardhur kryesisht nga veriu i vendit.
Sot, ata ndihen të rrezikuar jo vetëm se një ditë mund të jenë pa shtëpi, por edhe kërcënimet që u vinë për shëndetin si rezultat i ndotjes.

Share This Video


Download

  
Report form