Statusi, Gjosha: Ditë vendimtare për të përmbushur 5 prioritetet

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Këto janë ditë vendimtare për Shqipërinë për të përmbushur 5 prioritetet e për të marrë statusin e kandidatit. Kur ndajnë vetëm pak javë nga ky vendim, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, tha se vendi është shpresëplotë për marrjen e statusit ndërsa shtoi se bashkëpunimi i opozitës në reformat që po ndërrmerr vendi është i rëndësishëm.

"Qeveria ndërmorri një sërë masash konkrete për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke hartuar edhe një plan veprimi. Ministrat e jashtëm të BE-së vendosën të shtynin deri në qershor të 2014-ës çështjen e e statusit pasi vendet anëtare donin të bindeshin për qëndrueshmërinë e pesë prioriteteve.

Edhe pse kanë kaluar disa vite përpjekjesh për integrim, qeveria është shpresëplotë për marrjen e stausit kandidatë. Dialogu me qeverinë dhe opozitën është e rëndësishme dhe ne e dimë që opozita nuk mund të mbështesë qeverinë por të paktën të jetë bashkëpunuese për reformat e rëndësishme që po ndërmerr vendi", u shpreh ministrja Gjosha.

Sipas ministres reformat kyç si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po ecin me ritme optimale. Gjithashtu ministrja tha se qeveria është mjaft aktive për imazhin e vendit në Europë dhe më gjerë për të zbutur euroskepticizmin.

Deklarata e ministres është bërë gjatë një takimi me student austriak ku u pyet nga studentët mbi hapat e vendit për integrimin në BE.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form