A1 Report - Shkoder, 24-vjeçari vritet nga shoku i vet, sherr banal pasi pine sebashku

Report TV 2015-08-22

Views 7

SHKODER - Një 24 vjeçar është ekzekutuar më "Kallashnikov" në fshatin Hoti i Ri të Shkodrës pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatarin e tij për motive banale.

Altin Koçeku është qëllluar me breshëri kallashnikovi e për pasojë ka humbur jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. 24- vjeçari Koçeku ka qenë brenda një lokali të fshatit kur ka nisur të debatojë me shokun e tij Alban Lulashi 17 vjeç, ndërsa debati ka agravuar deri në fyereje të rënda dhe konfrontim fizik.

Sipas dëshmitarëve, debati ka degjeneruar deri në fyerje të rënda. Pas debatit 17-vjeçari ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në banesë ku edhe ka marrë armën e zjarrit tip kallashnikov për tu rikthyer përsëri.

Në momentin që Koçeku ka qënë duke u futur në makinën e tij, shoku e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një distancë e afërt. Për pasojë, 24-vjeçari ka marrë disa plumba në organet jetësore ndërsa është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës nga banorë të zonës, por sapo është futur në sallën e kirurgjisë, ka humbur jetën për shkak të hemoragjisë.


Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilat kanë marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje, ndërsa kanë bërë edhe arrestimin e 17 vjeçarit, autor të këtij krimi. Sipas bluve shkak i ngjarjes ka qenë konflikti i çastit në mes të rinjve.

Brenda 5 ditëve të fundit, 24-vjeçari është viktima e dytë që është vrarë nga shoku i tij me të cilin ka qënë në një tavolinë ndërsa shkak i ngjarjes kanë qënë motive të dobëta. Që nga janari i 2014-ës, në qarkun e Shkodrës janë shënuar 8 vrasje, nga të cilat janë zbardhur vetëm tre dhe autorët e krimit janë arrestuar nga policia.

Share This Video


Download

  
Report form