Maturantët në Tetovë, mbi 3000 denarë për mbrëmjen

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Nga 2 000 deri në 3 000 denarë i duhet të paguaj çdo maturanti në Tetovë që ka vendosur ta kalojë mbrëmjen e maturës, në restorant me shokët e klasës. Në këtë çmim, nuk përfshihet veshja e mbrëmjes që duhet blerë si dhe fotografimi i fund vitit. Ky çmim, krahasuar me qytetet e tjera të vendit tonë, është diku 1000 denarë më i lartë.

"Matura këtë vit paguhet 2000 denar, dhe mendoj se është çmim i kapshëm për ne sepse drejtoria na ka mbledhur neve dhe është marrë edhe pëlqimi jonë si kryetar klasash dhe mendoj se është i kapshëm për çdo nxënës", tha Rina Fazliu, Anëtare e komisionit përzgjedhës "Kiril Pejçinoviç" Tetovë.

"Si çmim nuk është edhe aq i volitshëm për të gjithë, mendoj se është i shtrenjtë për disa."

"Për ne nxënësit, mendoj se është një çmim jo edhe aq i shtrenjtë, është i volitshëm", shprehen maturantët.

Drejtorët e shkollave ua hedhin fajin nxënësve. Ata thonë se, ka qenë preference e tyre ky standard që është vendosur. Ndërsa nga sektori për arsim i Komunës së Tetovës, fajin ua faturojnë shkollave; është punë e tyre të vendosin vetë, - shprehen në sektorin për Arsim të Komunës.

"Në bazë të kompetencave ligjore dhe normave të parashikuara në arsimin e mesëm, të gjitha organizimet dhe kompetencat që kanë të bëjnë me këtë problematikë u takojnë shkollave", tha

Ahmet Qazimi, Përgjegjës për arsim në Komunën e Tetovës.

"Për muzikën dhe për mbrëmjen diku afërsisht nxënësit i duhen afër 2 000 denarë, është pak si tepër shkaku se është rritur numri i rasteve sociale dhe aftësitë pagese të nxënësve janë në rënie nga viti në vit", deklaroi Abaz Abazi, Drejtor i Shkollës së Mesme Tekstile, Tetovë.

"Tash ne kemi krijuar një komision, që përbëhet nga profesorë që janë edhe kujdestarë klasash dhe komisioni ka mbajtur disa takime dhe ka marrë parasysh të gjitha gjërat dhe pikërisht kjo ka qenë që, duke parë këtë gjendje ekonomike jo të kënaqshme dhe duke ditur se kemi edhe nxënës që vijnë nga familje të rrezikuara sociale dhe që duam të jenë të gjithë të përfshirë, ne kemi kalkuluar këtë çmim", u shpreh Daut Arifi, Zv/Drejtor i Gjimnazit të Tetovës.

Pronari i njërit prej restoranteve më të frekuentuara të Tetovës, edhe pse nuk deshi të prononcohej para kamerave, megjithatë shprehet se "çmimet për meny kushtojnë nga 8 euro deri në 20 euro për maturantët, përfshi këtu edhe muzikën. Qyteti i Tetovës sivjet do të nxjerrë rreth 3 000 maturantë. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form