Qeveria ndryshon mendim, dezinsektimi i mushkonjave jo nga ajri po nga toka

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Po ndërsa banorët e Divjakës presin avionët për spërkatjen e mushkonjave, pritja e tyre me gjasë do të zgjasë, pasi Ministria e Shëndetësisë do ta nisë fushatën nga Butrinti.

Burime të Ministrisë thanë se aksioni do të zhvillohet nga toka, dhe jo nga ajri siç u premtua, pasi avionët duhet t'i nënshtrohen auditit teknik.

Në fakt, dezinsektimi nga ajri u tha nga Ministri i Shëndetësisë në Ditën Botërore të shëndetit në Divjakë.

Deklaratat e Ministrit u mbështetën edhe në sallën e kuvendit, kur vetë kryeministri njoftoi nisjen e shpejtë të fushatës nga ajri, duke ironizuar me opozitën që të mos ngatërronte avionët e drogës me ato të mushkonjave.

Burimet zyrare të kësaj Ministrie thanë për Ora News se ndërhyrja pritet të realizohet javën e ardhshme ku vetëm ministri mund të jetë i pranishëm për ta rilancuar si projekt.

Sipas këtyre burimeve ndëryrja do të bëhet nga toka sepse avionët që do të përdoren për dezinsektim duhet të përfundojnë auditin teknik.

Nga ana tjetër burimet zyrtare të kësaj ministrie thonë se arsyeja përse është zgjedhur Butrini, është se kemi të bëjmë me një zonë më e vogël ku dhe ndërhyrja bëhet edhe me më pak kosto.

Ende nuk ka detaje të reja dhe në anën tjetër saktësime të kohës kur do të nis ky proces, i cili u shndërrua sa në një nisëm e madhe nga Ministria, aq në batuta e ironi nga opozita në parlament, në dalje publike apo në komisionet e kuvendit

Share This Video


Download

  
Report form