Ivanov kritikon BDI-në dhe LSDM-në

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

Në mungesë të 53 deputetëve 34 të LSDM-së dhe 19 të BDI-së Gjorge Ivanov në parlamentin e Maqedonisë mori mandatin e ri 5 vjeçar për të udhëhequr me postin e presidentit të vendit. Nga partitë shqiptare të pranishëm ishin 7 deputetët e PDSH-së në krye me liderin e saj Menduh Thaçi. Ivanov në fjalimin e tij nuk hezitoj të drejtoj kritika të ashpra në adresë të BDI-së duke e quajtur idenë e tyre për president konsensual antikushtetues dhe antiligjor.

"Një pjesë e udhëheqësisë së një subjekti politik, para dhe gjatë zgjedhjeve presidenciale, insistonte në njëfarë presidenti konsensual të republikës së Maqedonisë. Kategori që nuk ekziston në Kushtetutën dhe ligjet, dhe as që theksohet në Marrëveshjen e Ohrit. Betimi solemn i dhënë më detyron qartë të kundërshtoj idetë dhe konceptet që janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjet e RM-së", tha GJorge Ivanov, president i Maqedonisë.

Me këtë Ivanov bëri të qartë se as në një të afërme të shpejt nuk mund të pritet ndryshim i kushtetutës e as mënyrës së zgjedhjes së presidentit të shtetit. Ai njëherit nuk ka hezituar të kritikoj edhe veprimin e partisë më të madhe opozitare maqedonase LSDM për mosnjohjen e rezultateve zgjedhore. Ata të cilët bojkotojnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, bojkotojnë vullnetin e qytetarëve të cilët votuan për ta dhe se bojkoti i institucioneve të shtetit nënkupton bojkot të demokracisë, u shprehë Ivanov.

"Pikërisht atë mandat, atë besim, sot disa parti opozitare e venë në pikëpyetje, duke mos i pranuar rezultatet nga zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare. Si kryetar i Republikës së Maqedonisë jam i brengosur nga këto reagime dhe procedura , sepse jam edhe kryetar i tyre. Sot, nga ky vend qartë do të them: Ata që mendojnë se e bojkotojnë institucionin president i RM-së, në fakt i bojkotojnë qytetarët të cilët votuan në zgjedhjet presidenciale", d deklaroi GJorge Ivanov, president i Maqedonisë.

Ivanov gjatë fjalimit tha se nuk do të pranoj ndryshime kushtetuese për ndërrimin e emrit dhe se do të angazhohet për rruajtjen e integritetit territorial, gjuhës dhe kulturës maqedonase. Ai në një fjali përmendi edhe Marrëveshjen e Ohrit si një ndër elementet që luan rol të rëndësishëm në frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form