LSDM: VMRO dhe BDI keqpërdorin fëmijët për motive politike

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Për zhvillimet e fundit në Shkollën fillore në Lisiçe të epërme dhe masat reciproke në Saraj dhe Çair, ka reaguar sot edhe LSDM-ja opozitare. Nënkryetari i këtij subjekti politik Gordan Geiorgiev akuzoi sot partnerët e koalicionit VMRO DPMNE -- BDI se revanshizmin e tyre politik e hedhin mbi qytetarët e në këtë rast tek nxënësit. LSDM-ja i akuzoi partnerët e koalicionit edhe për nxitjen e tensioneve ndëretnike në vend.
"Kjo është një lojë e turpshme e të dyja partive politike, ku revanshizmin dhe përplasjet e tyre politike bien mbi qytetarët. VMRO DPMNE dhe BDI në mënyrë të paskrupullt i vendosin edhe fëmijët në lojërat e tyre të pista dhe në vend që të zgjidhin problemet, ata edhe më shumë i thellojnë, duke tentuar t'ia kthejnë palës tjetër. Edhe pse bashkë janë të ulur në pushtet, VMRO DPMNE dhe BDI në terren i nxisin tensionet ndëretnike. Ata garojnë në atë se kush të bëjë ligësi më të madhe, tashmë duke i vendosur edhe fëmijët në qendër të zënkave të tyre", deklaroi Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së.
Georgiev tha se partnerët e koalicionit VMRO DPMNE dhe BDI këto gjëra i bëjnë për shkak se nuk kanë zgjidhje për gjendjen katastrofale në të cilën vet e kanë futur shtetin.
"Ata nuk kanë përgjigje për rritjen e varfërisë dhe papunësisë, rritjeve permanente të çmimeve të produkteve elementare, ekonominë e shpërbërë, kolapsin në shëndetësi dhe recesionin. Për shkak se nuk kanë përgjigje në këto pyetje VMRO DPMNE dhe BDI prodhojnë tema të reja dhe lojën e sjellin në terrenin e tyre të njohur në grindje nacionaliste, në të cilat ndjehen komod dhe superiorë", tha Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së.
LSDM-ja opozitare kërkon nga partitë në pushtet që të vetëdijesohen dhe të mos luajnë me çështjet më të ndjeshme në vend dhe menjëherë të ndërpresin të përziejnë politikën në arsim, për shkak se siç thonë pasojat mund të jenë shumë serioze për ardhmërinë e Maqedonisë. Shkëlzen Aqifi

Share This Video


Download

  
Report form