Tahiri pranon: Po tentohej të trafikohej drogë nga ajri. Avioni ishte regjistruar sipas rregullave

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Një ditë pas bllokimit të avionit "Piper Lance II" në plazhin e Divjakës, vetëm 400 metra larg një automjeti të ngarkuar me 460 kg drogë Ministri i Brendshëm Samir Tahiri pranon se kemi të bëjmë me tentativë për trafik droge nga ajri.
Por kërkon të saktësojë se kemi të bëjmë me tentativën e parë të trafikut të drogës nga ajri, që prej ditës që ai ka marrë në dorë drejtimin e rendit.
Në një dalje për shtypin, në orën 14:30 minuta (11 maj 2011) ministri Tahiri konfirmoi edhe se piloti italian njihej me Sajmir Brahimin, transportuesin e lëndës narkotike me makinë.
"Ju garantoj që nga dita e parë që kemi marrë qeverisjen, kjo është tentativa e parë për të organizuar trafikun e lëndëve narkotike përmes avionëve. Piloti italian kishte lidhje me shtetasin shqiptar që u kap në automjetin me drogë. Avioni nuk ishte fantazëm por ishte regjistruar sipas legjislacionit. Po punohet për të hedhur dritë plotësisht mbi këtë trafik droge të mbetur në tentativë." tha Tahiri

Share This Video


Download

  
Report form