Ministria e Drejtësisë propozon që të rinisin gjyqet në vend, duke zbatuar rregullat për parandalimin e COVID-19. Gazetari i Report TV, Arsen Rusta raporton se kërkesa e ministrisë së Drejtësisë i është përcjellë Këshillit të Ministrave ku kërkohet ndryshimi i aktit normativ, që i hap rrugë edhe vettingut në KPK dhe KPA. Për këtë Report TV i ka kërkuar sqarim këtyre institucioneve, të cilat kanë deklaruar se presin zbutjen e aktit normativ.
Gjithashtu gjykata mund të vendosë që pjesëmarrja e palëve, ndërhyrësit kryesor, ndërhyrësit dytësor, personit të tretë ose përfaqësuesve të tyre, prokurorit, avokatit të shtetit, dëshmitarëve, ekspertëve, përkthyesve si dhe çdo pjesëmarrësi tjetër të interesuar, në të gjitha seancat gjyqësore të sigurohet nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë.Gjykata mund të vendosë që pjesëmarrja e palëve, ndërhyrësit kryesor, ndërhyrësit dytësor, personit të tretë ose përfaqësuesve të tyre, prokurorit, avokatit të shtetit, dëshmitarëve, ekspertëve, përkthyesve si dhe çdo pjesëmarrësi tjetër të interesuar, në të gjitha seancat gjyqësore të sigurohet nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë, duke përdorur programe kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim. Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas marrjes së mendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm, Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Minsitrit të Drejtësisë, cakton listën e programeve kompjuterike të përshtatshme për këtë qëllim".