BURREL- Pas 24 orësh gjyakata e Matit ka liruar, Nuredin Pislin, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia e Burrelit për kanosjen e drejtorit të përgjthshëm të policisë shtetit, Artan Didi. Kanosja erdhi pas deklaratave të deputetëve të Partisë Demokratike, se Didi gjatë një operacioni të forcave specaile RENEA ka vrarë Flamur Pislin, për zgjidhjen e një situate pengmarrje.
Ndërkaq, Gjykata e Matit ka vendosur për masën e sigurisë detyrim paraqitje një herë në dy javë në prokurori për Nuredin Pislin.
TE AFERMIT KERKOJNE LIRIMIN E NUREDIN PISLIT
Të afërm të Nuredin Pislit, i ndaluar një ditë më parë nga policia e Burrelit për kanosjen e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Artan Didi kanë protestuar sot para komisariatit të këtij qyteti.
Protestuesit e cilësojnë të padrejtë arrestimin e Nuredinit, i cili është babai i Flamur Pislit, i vrarë gjatë një operacioni të policisë shqiptare në vitin 1999, teksa kishte marrë peng një autobus nga Greqia.
Nuredin Pisli është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga policia e Burrelit, teksa duke marrë për bazë edhe deklaratat e bëra nga PD-ja, se i biri i tij së bashku me shtetasin grek, janë vrarë nga Didi gjatë aksionit për lirimin e pengjeve të autobusit nga Selaniku në Qafë-Krrabë, ai deklaroi se do merrte hak sipas kanunit.
Të afërmit e Nuredinit i bëjnë thirrje policisë ta lirojë atë, ndërsa theksojnë së vrasja e Flamur Pislit është një krim që ka mbetur pa u ndëshkuar.
Emigranti shqiptar kërkonte 50 milionë dhrahmi për lirimin e tyre, ekuivalente me 20 milionë lelë të reja.
Pisli e argumentonte këtë veprim si hakmarrje ndaj punëdhënësit të tij grek në Selanik, që ishte edhe polic.
Emigranti shqiptar pretendonte se nuk ishte paguar 1.5 milionë dhrahmi për 2 vite e gjysmë punë. Dhe në vend që t'i jepte paratë polici grek e kishte arrestuar dhe torturuar në policinë greke.