TIRANE -- Kreu i qeverisë Edi Rama zgjodhi 9 Majin, Ditën e Europës, si simbol të "Europës së bashkuar", për të përkujtuar sakrificën e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare, në një takim në kryeministri me njerëzit që dhanë kontributin e tyre për këtë pjesë të historisë së vendit tonë. .
"Zgjodha këtë ditë dhe këtë simbol për tu takuar me ju dhe për tju uruar mirëseardhjen në këtë godinë veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe bashkë me luftën të çojmë edhe mesazhin e madh të Europës së bashkuar, se në të vërtetë shqiptarët përmes shumëkujt ndër ju dhe atyre që sot s'janë më luftuan sëbashku krah për krah me kombet e tjera të Europës", tha Rama.
Për kryeministrin Rama është koha që kjo luftë të përcjellë vetëm mesazhin e paqes, dhe jo të keqkuptimeve që sipas tij bëhen qëllimisht nga disa njerëz dhe grupime, që siç tha ai, përpiqen të ushqejnë konfliktet e lindura mes shqiptarëve në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare në funksion të pushtetit.
"Nderimi për luftën vazhdon nga protagonistë të cilët si lidh asgjë me luftën, i lidh vetëm një nevojë e pashpirt për të përfituar nga lufta, qoftë duke u përpjekur që të pronësojnë mesazhin e luftës, qoftë edhe në zi duke u përpjekur që duke goditur luftën të godasin kundërshtarin e sotëm, duke harruar atë që është në themelin e bashkëjetesës në një sistem demokratik, se në demokraci nuk ka armiq ka vetëm kundërshtarë. Jo në pak raste, njerëz apo grupime të caktuara në vend të bëjnë luftën e tyre me armën e paqes për Shqipërinë e të ardhmes, bëjnë gjithçka duke ushqyer në forma të parpanueshme konfliktet e lindura mes shqiptarëve në luftë dhe të ushqyera pas luftë në funksion të pushtetit", u shpreh kryeministri Rama.
Kryeministri e konkretizoi këtë mesazh,duke risjellë një pasazh të kujtimeve të komandanti gjerman, Helman Frank ku përshkruhen raportet e komplikuara mes trupave të Mehmet Shehut dhe Muharrem Bajraktarit, ku edhe pse të dy ishin në luftë kundër gjermanëve, sipas komandantit: "Grindja mes dy kryetarëve, mes dy bandave kursyen shumë gjak ushtari gjerman".