Tiranë- Michael O'Reilly, është avokati irlandez, i cili në Hagë mbrojti Ramush Haradinaj dhe nga këto procese të vështira, por të sukseshme vendosi të shkruaj botimin "Haga e Ramush Haradinaj".
Haradinaj në këtë libër nuk përshkruhet vetëm si një politikan i zoti, por si një komandant me aftësi të pazakonta. Haradinaj me modesti tha se sakrifica është e të gjithëve, ku nga sot i përcillen falenderime.
I pyetur nga studentet e Universiteti Europian të Tiranës, ku u promovua dhe ky botim, se çfarë nuk shkon aktualisht në Kosovë, Haradinaj tha mirëqeverisja.
"Kosova i ka mundësitë reale me u zhvillu, më shumë sesa ndoshta shumë vende të botës. Kosova ka shumë metale, jashtëzakonisht shumë, më shumë nga çfarë është folur ndonjëherë. Është ndër vendet më të pasura në botë me metale nga më të çmuarat sot për industritë e sotme dhe të ardhme. E vetmja gjë që i mungon Kosovës është një menaxhim ose një qeverisje që është më e suksesshme, më e aftë ose më zhvillimore" tha Haradinaj.
Ish-kryeministri, Pandeli Majko, ndau kujtimet e një kohe të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndërsa autori tha se është mjaft mbresëlënëse vizita e tij në Shqipëri.
"Haga e Ramush Haradinaj" hapet me një parathënie nga Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Soren Jessen-Petersen dhe Grida Duma.