www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; ?Çrregullimet e të nxënit? është një libër që në qendër të vëmendjes sjell problemet që fëmijët kanë me të lexuarit, të shkruarit dhe në matematikë. Këto rezultojnë të jenë probleme komplekse për fëmijët.
Autorja e librit Lorela Garuli në këtë libër shqyrton konceptet teorike bazë të çrregullimeve të të nxënit, të mësuarit, kornizave diagnostike, rrugët e vlerësimit dhe vëzhgimit, klasifikimet dhe teknikat e strategjitë e trajtimit. E ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan Garuli tha se ky libër ka për qëllim jo vetëm të shpjegojë teorikisht se çfarë janë çrregullimet e të nxënit, por të rrisë ndërgjegjësimin dhe vëmendjen lidhur me to.
?Gjykoj se arsyet për të sjellë një botim të tillë kanë qenë të shumta, kryesisht nevojë dhe domosdoshmëri për të njohur këtë temë. Janë vetë profesionistët, mësuesit apo edukatorët që nuk dinë t?i pikasin këto elementë. Qëllimi i parë ka qenë ndërgjegjësimi dhe informimi mbi temën, si duhet punuar me këta fëmijë dhe shtimi i literaturës në shqip. Lidhur me këtë çrregullim nuk ka statistika?, tha Lorela Garuli.