TIRANE -- Burgim të përjetshëm ka kërkuar Prokuroria ndaj 20-vjeçarit Fitim Alla, të akuzuarin kryesor për vrasjen e shefit të krimeve të Burrelit, komisarin Musa Skurra më janar të 2013-ës, i cili humbi jetën gjatë përleshjeve me disa trafikantë armësh.
Në seancës e pretencës të zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, prokurorja Elisabeta Ymeraj kërkoi dënimin me 9 vite burg për dy të rinjtë e tjerë, Edisoll Lleshi dhe Vilson Milkurti për trafik armësh, për bashkëpunim në ngjarje dhe armbajtje dhe prodhim të municioneve pa leje.
REAGOJNE FAMILJARET: DJEMTE JANË TË PAFAJSHËM
Familjarët e dy të rinjve, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti nga ambjentet e Gjykatës hodhën poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre, duke deklaruar se janë të pafajshëm dhe nuk trafikonin armë. Familjarët janë shprehur se sipas tyre komisari nuk është vrarë nga një plumb sic deklaron organ ii akuzës, por nga dy. Duke e argumentuar këtë pretendim me faktin se 1 plumb nuk mund të shkatërrojë 7 organe që rezultoi se ishin dëmtuar.
Ngjarja ndodhi në fshatin Suç të matit, ku fillimisht mbeti i plagosur rëndë shefi i krimeve të komisariatit të Burrelit, Musa Skura, e pak ditë më pas ai humbi jetën në një spital të Foggia-s në Itali, ku ishte dërguar për kurim.