Gjergji Thimio kërkon hetime: Më janë vjedhur pikturat në kohën që u burgosa

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

Tiranë- Avokati i koleksionistit Gjergji Thimio,Qazim Gjonaj, një ditë pas akuzave se nga Muzeu i klientit të tij janë zhdukur 2300 objekte, është shprehur se ata do të padisin institucionet që kanë sekuestruar këto objekte.

Sipas Gjonajt,të gjitha ato objekte kanë qënë në pronësi të klientit tij,ku pas sekuestrimit nuk janë raportuar në procesverbalet e Prokurorisë.

Ditën e mërkurë nga salla e gjyqit, Thimio akuzoi deputetin Koço Kokëdhima dhe drejtorin e Aluizni-t Artan Lame, se aksioni "Ikona" ishte hakmarrje e Koço Kokëdhimës dhe Artan Lames.

Shkak sipas koleksionistit ishte refuzimi për të falur një pikturë të Onufrit, me vlerë 1 milion euro,e cila do t'i dhurohej Tony Blair nga kryeministri Edi Rama.

"Ne do të shikojmë mundësinë, ai e ka mundësinë të ngrejë padi civile për kthimin e këtyre objekteve meqenëse e vërteta është se Gjergji Thimio që në 1996 e në vazhdim është i licensuar për mbledhjen, grumbullimin, ruajtjen, ekspozimin, mirëmbajtjen e veprave të artit dhe të kulturës" tha ai.

Gjonaj vazhdon më tej se marrëdhëniet e mira me Kokëdhimën dhe Lamen të klientit të tij janë publike,por nuk është në gjendje të shpjegoje se përse çdo gjë ka ndryshuar mes tyre.

" Nuk e di unë se çfarë ka ndodhur në këto raportet e tij me institucionet e shtetit shqiptar. Por që deri në kohën që është arrestuar ka qenë një njeri shumë i vlerësuar dhe një njeri që ka punuar me përkushtim shumë të madh" u shpreh avokati i Gjergji Thimios.

Koleksionisti Thimio u arrestua gjatë një opercioni të koduar "Ikona" të policisë së Tiranës, ngjarje që gjeti vend edhe në mediat ndërko mbëtare. Ndërsa deklarata e Thimios në sallë dhe përmendja e emrave të politikanëve të njohur nga ai, e ka bërë këtë proces gjyqësor mjaft interesant.

Share This Video


Download

  
Report form