Lezhë-Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme në kryqëzimin e fshatit Gocaj, pranë vendit të quajtur 'Ura e Gocajve' , ku autovetura 'Volkswagen Polo', në të cilën udhëtonte një çift bashkëshortësh është përplasur me një traljer.
Përplasja e mjeteve ka rezultuar fatale për drejtuesin e autoveturës,Valentin Gjoni, 30 vjeç nga Lezha, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa e plagosur ka mbetur dhe bashkëshortja e tij Elsa Gjoni.
E plagosura është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq forcat e policisë të mbërritura në vengjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.