Mat- Kisha e "Sh'na Ndout" në komunën Ulëz të Matit, e cila mban të njëjtin emër me kultin fetar, që ndodhet në Lac, konsiderohet si një nga kishat më të shenjta për besimtarët e zonës, por për fat të keq numri i tyre, që falen pranë këtij vendi ka shënuar ulje si mungesë e infrastrukturës rrugore. Për gati 3 shekuj, ky kult fetar ka shërbyer për të gjithë besimtarët nga trevat shqipfolëse të cilët kryenin ritualet pranë saj.
Kryetari i Komunës së Ulzës Adrijet Gjeçi shprehet se dikur numri i besimtarëve që i drejtoheshin këtij kulti ka qenë tepër i lartë,kjo edhe për natyrën relaksuese, që ofron zona ku është ndërtuar kjo kishë.
Banorët shprehen se cdo të martë besimtarë nga qytete të ndryshme bëhen pjesë e peligrinazhit, ndërsa ka nga ata, që thonë se kjo kishë është edhe më e vjetër nga sa mendohet.
Banorët e fshatit Stojan në Komunën Ulëz, sfidojnë fatin në çdo stinë të vitit, duke kaluar mbi këtë urë të improvizuar me dru nga vetë ata.