A1 Report - 26 studentet do të trajnohen nga Akademia ne New Jersy-t

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes do të dërgojë 26 studentë për t'u trajnuar për gradën e nënoficerit në Akaddeminë e New Jersy-t në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u bë i ditur në një konferencë të përbashkët të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Ambasadori e konsideroi një sfidë për 26 studentët, faktin e trajnimit në Akademinë e Gardës së New Jersy-t.

"Programi i trajnimi në Neë Jersy është një sfidë e vështirë për studentët por ata do të kenë mundësi të vizatojnë shumë vende të ShBA-ve",-u shpreh Arvizu.

Ndërsa për ministren Kodheli, ky është një program ambicioz që thellon bashkëpunimin me SHBA-të dhe do të rrisë profesionalizmin.

Për shefin e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, Jeronim Bazo, I cili ka kryer edhe vetë trajnime në SHBA, ky trajnim për studentët shqiptarë është pjesë e sakrificës së të gjithë jetës së tyre ushtarake.

Share This Video


Download

  
Report form