Procesi i analizës në Partinë Demokratike, nuk duhet të ngrihet mbi bazën e një koncepti të vjetër punist, për të gozhduar individë konkret. Kështu e shikojnë procesin e analizës dhe zgjedhjve të forumeve, dy të deleguarit e Partisë Demokratike, Tritan Shehu në Tiranë dhe Fatbardh Kadilli, në Lushnje. Sipas tyre, ish-kryeministri Sali Berisha, me dorëheqejn e tij ka vendosur një standart etik në të djathtën shqiptare, që duhet të ndiqet dhe nga drejtuesit e tjerë.
"Qëllimi i analizës nuk është të goditen njerëzit, nuk është absolutisht, përkundrazi është të arrihen në konkluzione. Por padyshim gjithësekush ka edhe përgjegjësit e veta. Më duket se këtë shembull, qartësisht e dha vetë kryetari i partisë z. Berisha, i cili mori mbi veten e tij të gjitha përgjegjësit për humbjen, dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PD dhe tregoji pikërishtë këtë gjë, ai që drejton një sektor dhe kur ai sektor nuk shkon mirë, padyshim është i detyruar që ai të marri përgjegjësit e veta.", u shpreh deputeti Shehu.
"Ai dha shembullin më të mirë, duke u dorëhequr dhe duke marrë përgjegjësit. Por nuk është përgjegjës vetëm një njeri, qoftë ky edhe kryetari i partisë. Nëpërmjet një udhëzimi paracaktohet në njëfarë mënyre, kriteri që ata që janë humbës, duke konsumuar një mandat ose kush ka konsumuar edhe dy, është një formë e të përcjellit të këtij standarti etik, në një farë mënyre është edhe një pjesë e analizës.", tha deputeti Kadilli.
Të deleguarit e Partisë Demokratike, për procesin e zgjedhjeve dhe analizës, duke ju referuar dhe disa pakënaqësive të drejtuesve të lartë brenda forcës më të madhe opozitare, theksuan se udhëzimi i kryetarit Lulzim Basha, në thelb nuk ka përjashtimin, por ndarjen e funksioneve.