TIRANE - Një borxh midis të rinjve për shkak të lojrave të bizhozit ka përfunduar në pengmarrje, ku tre të rinj për rreth 20 minuta kanë marrë peng në makinë dhe kanë kërcënuar me jetë 23-vjeçarin Arjan Haxhiaj në Tiranë. Falë ndërhyrjes së policisë është shmangur një ngjarje me pasoja, ndërsa 3 të rinjtë Ervis Çika, Silvio Xhafa dhe Rigert Yzaj tashmë të arrestuar do të përballen me drejtësinë me akuzën e heqies së lirisë të kryer në bashkëpunim.
Arrestimi në flagrancë i të rinjve është bërë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ku Silvio Xhafa, Ervis Çika dhe Rigert Yzaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marrë peng Arjan Haxhiajn dhe e kërkcënonin atë me jetë.
Arsyeja që ka çuar të rinjtë në këtë pengmarrje janë borxhet të pashlyera nga Haxhia tek njëri prej të rinjve, i cili më pas me dy shokët e tij ka kryer pengmarrjen dhe kërcënimin, - thanë burime nga policia e Tiranës për A1Report.
Aktualisht për ngjarjen janë duke hetuar 3 të rinjtë, ndërsa borxhi i pretenduar ka lindur si shkak i lojrave të bixhozit mes të rinjve.
Pak ditë më parë në Tiranë një tjetër borxh u bë shkak për humbjen e jetës së biznesmenit Aurel Zerka, ndërsa fatmirësisht ndërhyrja në kohë e uniformave blu këtë të shtunë ka shmangur ngjarjen kriminale dhe ka liruar të riun 23 vjeçar Arjan Haxhiaj