Pas 4 vitesh, Meta-Rama-Basha gara për Kryeministër e President

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Në emisionin "Jamais Vu" të Mustafa Nanos mbrëmë në Ora News, gazetari i njohur Sokol Balla thotë se koalicioni Rama- Meta është i fortë, për shkak dhe sepse opozita cilësisht është e dobët dhe në parlament vazhdon të jetojë falë Berishës. Po ku mendon se do të jetë 4 vjet më vonë Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha.

"Për mënyrën si po qeverisë vetë Rama nuk është shumë i shqetësuar se ku do të jetë pas katër vjetësh. Pas katër vjetësh nëse Rama është në koalicion me zotin Meta dhe kandidat për kryeministër nga ana tjetër do të jetë zoti Basha ka shumë mundësi që dy nga vendet ku do të jetë zoti Rama është ose kryeministër ose President, të njëjtën gjë mund të thuash dhe për Ilir Metën dhe për zotin Basha."

Por a beson se koalicioni PS-LSI mund të pësojë tronditje? Sokol Balla përgjigjet me jo dhe sjell dhe një detaj.
"Festivali i artit pamor" që u zhvillua këto ditë, ishte një panair normal që nuk dha një gjë të jashtëzakonshme krahasur me atë. Nuk më është dukur korrekte që kur u ndanë fondet iu dhanë këtij panairi të ri dhe jo atij të vjetrit. Kur organizonin panairet e mëparshme ky grupi i ri nuk merrte para nga ministritë e Kulturës së mëparshme. Arsyet që i merrnin fondet ato të vjetrit ishte se kishin afri politike me Ilir Metën. Fakti që atyre nuk iu dha asnjë para nga ministria aktuale e Kulturës, megjithëse ata bënë një zhurmë të madhe, tregon se pavarësisht se ata kishin raporte të mira me Ilir Metën nuk arritën do ta shtynin të përplasej me Edi Ramën. Sinjalet e vogla më mbështesin atë që kam si informacion që ky koalicion funksion dhe do të zgjasë pasi ndër të tjera është kushtëzuar nga një opozitë e dobët cilësisht e cila sot në Parlament ende jeton falë Sali Berishës. "

Më shumë

Emisioni i plotë Jamas Vu
https://www.youtube.com/watch?v=q5nSucRS7FI

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS