Analistët: Tirana të kujdeset për shqiptarët e Maqedonisë

alsatmtv 2015-08-22

Views 3

Gruevski nuk do të tregohet naiv dhe të t'ia lejoj vetës luksin e hedhjes së benzinës në zjarr duke shkelur mbi vullnetin e votuesve shqiptarë, kështu deklaruan analistët e rajonit në emisionin 'Rruga drejt...'. Naim Rashidi analist nga Kosova, njohës i mire i zhvillimeve politike në Ballkan thotë se Gruevski duhet të ketë të qarte se shqiptarët nuk janë minoritet në Maqedoni siç kanë vendet e rajonit minoritet e tyre, si Kosova , Serbia apo Bullgaria. I vetmi vend në rajon që vazhdon të qëndroj në status kvo sipas tij është Maqedonia. Në çdo vend tjetër ndodhën ndryshimet politike përveç në Maqedoni ku retorike nacionaliste e Gruevskit edhe më tej i jep rezultat.

"Në raportet e Kombeve të Bashkuara, ku bëhen analiza për mundësi gjenocidi, të cilat nuk janë publike, Maqedonia radhitet ndër vendet më të rrezikuara në Evrop. Unë nuk e shoh ende që jemi në një situatë ku marrëdhëniet ndëretnike kanë eskaluar në atë shkallë ku mund të paralajmërojmë për situata konflikttuoze, megjithatë raportet e tilla kanë konkluduar situata të mundshme të konfliktit ndëretnik...Maqedonia nuk është shtet me shumicë dërmuese një etnike dhe me minoritete. Nuk është shtet siç është Serbia, Kosova apo shtetet tjera...Maqedonia është demokraci kushtetuese e varur nga dy grupe etnike të mëdha që e përfaqësojnë. Maqedonasit do të mbeten shumicë, por shqiptarët janë popull konstituiv, ndryshe nga të qenit minoritet",tha Naim Rashidi, analist.

Sipas analisteve nga Shqipëria Sami Neza dhe Adri Nurallari Tirana zyrtare dhe Prishtina nuk do të kenë nevojë të intervenojnë pasi Gruevski nuk do të përsërisë gabimin e 2006. Por nëse e kërkon nevoja obligim kushtetues thotë Neza Shqipëria e ka ndërhyrjen për ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve edhe jashtë kufijve të saj.

"Institucionet e Shqipërisë e kanë për detyrim kushtetues, përkujdesjen për shqiptarët kudo që janë, pavarësisht pozicionit, pavarësisht madhësisë që ata zënë dhe territorin që ata zënë. E kanë detyrim kushtetues, e thotë kushtetuta që institucionet e Shqipërisë janë përgjegjëse për shqiptarët kudo që janë, për t'u kujdesur, për cilësitë e jetës së tyre, për cilësinë e demokracisë së tyre dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut në çfarëdo lloj vendi dhe në çfarëdo rrethane...Edhe njëherë dua ta theksoj, nuk ka askush të drejtë të cenoj benefitet që siguron pluralizmi politik në një vend për një kategori të caktuar qytetarësh", u shpreh Sami Neza, analist.

Nga ana tjetër, sipas Adri Nurellarit, tentativa e Gruevskit për të lënë jashtë skeme BDI-në e Ahmetit që ka fituar 19 deputetë, do të ishte sikur t'i hedhësh benzinë zjarrit.

"Do ishte absurde sepse do ishte sikur t'i hidhje benzinë zjarrit...sepse faktikisht këtu, tashmë është bërë traditë dhe logjika se si është ndërtuar shteti me idenë e shumicës së Badenterit....Ka mundësi që në marrëdhëniet multi-laterale, Prishtina dhe Tirana të ndikojnë ashtu si edhe në marrëdhëniet bilaterale me Shkupin. Po t'i shtohen këtu pastaj, problemet e brendshme që d...

Share This Video


Download

  
Report form