TIRANE -- Rreshjet e pandërprera gjatë ditës së sotme kanë mjaftuar për të "përmbytyr" disa zona në kryeqyetet, duke i bërë të pakalueshme rrugët, jo vetëm për kalimtarët, por edhe me rrezik për automjetet.
Në fakt, pamjet që shihni janë në një zonë jo pak problematike në Tiranë, në rrugën "Don Bosko", aty ku prej vitesh lind e njëjta problematikë. Bllokimi i kanaleve kulluese e shëndërron këtë rrugë të tejmbushur nga uji.
Ndërsa siç shikoni dhe në pamjet e A1Report të filmuara rreth orës 14:30, sheshi 'Skënderbej' ka qënë i përmbytur gjithashtu me disa centimetra ujë. Situata solli qarkullim të rënduar në disa rrugë dhe veshtirësi për kalimin e këmbësorve.
Ndërkaq, edhe lumi i Lanës rrezikon të dalë nga shtrati për shkak të rreshjeve, ndërsa problem me rrugët ka pasur edhe në qendër të Tiranës, ku problematika e kanalizimeve i ka mbushur rrugët me ujë.