Shifrat e INSTAT: Në 2013 papunësia u rrit në mënyrë drastike

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Tiranë- Papunësia është rritur në mënyrë drastike gjatë vitit që sapo lamë pas e konsideruar më e larta në vitet e fundit.

Një raport i fundit i INSTAT citon se në krahasim me 2012 gjatë 2013 numri i të papunëve është rritur me 11.2 %.

Një ndër problemet e konstatuara është edhe fakti se ekziston një përqindje e lartë e të punësuarve të biznese familjare apo bujqësi duke treguar se punësimi informal është i lartë.

Nga të dhënat e INSTAT konstatohet se 43 % e të punësuarve janë informal pa përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi.
Më shumë papunësinë në vendin tonë e vuajnë të rinjtë dhe nga të dhënat e Instat viher re se kanë edhe përqindjen më të lartë në krahasim me grupet e tjerë të shoqëris.

Shkalla e papunësisë te të rinjtë e moshës 15-24 vjec llogaritet të jetë mbi 30 % krahasuar me vitin paraardhës.

Nje tjetër aspekt dallues negativ ne tregun e punes gjate vitit 2013 është edhe pjesa e te papuneve te dekurajuar. Sipas INSTAT,rreth 39 % perqind e individeve nuk jane ne kerkim te punes pasi besojne qe nuk ka nje pune te disponueshme per ta.

Në analizën e bërë në lidhje me shkallën e papunësisë dhe arsimit INSTAT konstaton se papunësia është më e lartë te personat me arsim të lartë.

Ndërkaq punësimi vijon të dominohet nga sektori i bujqësisë dhe ai i shërbimeve. Tre në 7 individë janë punësuar në një nga 5 sektorët kyç të ekonomisë, ndërtimi, administrata publike, industria, arsimi dhe tregtia.

Share This Video


Download

  
Report form