Vrasja e biznesmenit Zanka, Edison Kajtazi merr përsipër krimin

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 13

Tiranë- Qëlloi i pari,u detyrova të nxjerr armën,pasi duhet të mbrohesha. Kjo ka qënë fjalia e Edison Kajtazi,person i cili pranoi se ka qënë ai që ka qëlluar mbi Ariel Zankën, biznesmenin e vrarë në 25 prill në zonën e Ali Demit,në kryeqytet.

Kajtazi ka dalë para gjykatës së tiranës, mëngjesin e të enjtes dhe është njohur me akuzat që rëndojnë mbi të.

Mwsohet se 32 vjecari,të jetë shprehur se ka dëgjuar përpara një të shtënë nga arma e viktimës,ku u plagos edhe Agron Goxhaj,në dorë. Në këtë moment ka nxjerrë dhe ai armën,duke qëlluar në drejtim të 36-vjecarit Zanka,në kushtet e vetwmbrojtjes.

Pas dëgjimit të palës mbrojtëse dhe prokurorisë,gjykata ka vendosur të lërë në burg 32-vjeçarin nën akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë që pak ditë më parë me të njëjtën masë sigurie u lanë në burg edhe 5 shtetas të tjerë të cilët morën,në vrasjen e biznesmenin.

Agron Goxhaj,Artan Hasani,Enton Ibrahimi,Alket Halitaj dhe Andi Veshi dyshohet se janë pjesëmarrës në krim,duke ndihmuar Kajtazin të largohen nga vendi i ngjarjes.

Brenda 24 orëve në një supëraksion të organizuar nga policia e tiranës,durrësit dhe forcave RENEA u bë i mundur arrestimi i 5 personave në një apartament në durrës,në zonën e plazhit.

Ndërkohë që vetëm një ditë më pas u vetëdorëzua në policinë e qytetit bregdetar edhe 32 vjecari Kajtazi,si autor i dyshuar i krimit.

Ndërkohë që hetimet e akuzës së Tiranës do të nxjerrin pozicionin që ka mbajtur çdo i arrestuar nga policia në këtë ngjarje.

Share This Video


Download

  
Report form