Audio-përgjimi i bërë publik nga Partia Demokratike është një investigim i bërë nga gazetari Jetmir Olldashi. Ai sqaroi se e kishte kontaktuar në telefon dëshmitarin Albert Veliu , numrit e të cilit e kishte siguruar nga një burim.
?E kam telefonuar personin të cilin ju tashmë e njihni me emrin Albert Veliu. Kam dëgjuar rrëfimet e tij mbi situatën e drogës në Vlorë, dhe pas disa takimesh vendosa të shkoja në terren. Njoftova emisionin dhe televizionin në të cilin punoja dhe shkova në Vlorë me Albert Veliun. Gjatë këtij udhëtimi shkuam në lokalin e Agron Xhafajt.
Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Velliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë".
Olldashi konfirmoi vërtetësinë e bisedës mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, por versioni i gazetarit është kontradiktor me atë të Veliut lidhur me autorësinë e audio-përgjimit. Në video-dëshminë e bërë publike dy ditë më parë Veliu mohoi të ketë dijeni për autorin e audio përgjimit, madje aludon se regjistrimin e ka bërë vetë Agron Xhafa?.
Ndërsa gazetari Olldashi zbuloi se ishte ai që i kishte dhënë Veliut një pajisje regjistrimi, të cilën ia kishte marrë pas bisedës me Agron Xhafën.
?Albert Veliu telefonoi në praninë time numrin 0672014472 për të cilin më tha se është Agron Xhafaj të cilin e thërriste Pasha. Numrin e verifikova në True Caller dhe rezultoi qe ishte i regjistruar me emrin Goni Xhafaj! Pas bisedës telefonike Albert Veliu u kthye ne lokal, ndërkohe qe unë qëndrova në lokalin përballë. Theksoj se në të gjitha takimet i kisha dhënë një pajisje regjistruese Albert Veliut.
Alberti erdhi menjëherë pas takimit me Agron Xhafaj (Gonin) dhe unë i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha dhënë?.
Jetmir Olladashi tha në fund se për investigimin e kryer ai do të bëjë publike edhe të dhëna të tjera në ditët në vijim.