Malësia e Krujës pa energji elektirke, defekti në rrjet lë mbi 2500 banorë në errësirë totale

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Mbi 2500 banorë të 7 fshatrave në Malesinë e Kurbinit, prej disa ditësh ndodhen në errësirë të plotë. Sipas banorëve arsyeja është një defekt në rrjetin elektrik, i cili është mjaft i amortizuar edhe për pasojë të faktorit kohë. Pavarësisht se janë kryer edhe lajmërimet e duhura sërish deri më sot askush nuk ka marrë përsipër ndërhyrjen për riparimin e tij. Banorët kanë akuzuar CEZ Shpërndarjen për situatën e krijuar ku sipas tyre pavarësisht se janë pagues të rregullt, shërbimi ndaj tyre mungon.
Malësia e Kurbinit është nën juridiksionin e Komunës së Milotit ku pavarësisht lëvizjeve të shumta demografike, banorët e këtyre fshatarve nuk kanë lëvizuar nga banesat e tyre, qëndrim ky që në fakt i ka vendosur përballë shumë vështirësive.

Share This Video


Download

  
Report form