Tirane- Qeveria prezantoi sot skemën e reformës së re të pensioneve e cila nis në janar të 2015. Kjo skemë e re e pensioneve nuk do të prekë ata që do të dalin sot në pension por ata që do të dalin në 2032 duhet të nisin të mendojnë sot. "Duke filluar nga janari 2015 për gratë do të rritet me dy muaj në vit mosha e punës, në mënyrë që që të arrijë mosha 63 vjeç në 2032. Për burrat vetëm në vitin 2032 do të nisë një rritje e cila synon të shkojë në 67 vjeç," tha Rama në konferencën për "Reformën e pensioneve", të organizuar në Arkivën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kryeministri e cilësoi këtë reformë "të domosdoshme" dhe që "koha e kërkon me urgjencë" "570 mijë pensionistë dhe 700 mijë kontribues, ndërsa të ardhurat nga kontributet janë 510 milionë dollarë, ndërsa shpenzimet për të gjithë ata që marrin përfitime janë 956 milionë dollarë. Që do të thotë se midis kontributeve dhe pensioneve kemi një grope të përvitshme 430 miliardë dollarë. " Do hiqet tavani i pensionit Sipas kryeministrit "do ndërtojmë një skemë që përfitimi të varet nga kontributet". Skema e re parashikon heqjen e tavanit të pensioneve. "Në këtë mënyrë do kërkohet deklarimi i pagës reale për efekt të pensionit nesër" u shpreh Rama.