Shqipëria është vendi që ka numrin më të lartë të vrasjeve të grave nga partnerët në Europë.
Raporti i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara zbulon se edhe pse numrin më të lartë të vrasjeve të grave e ka Lituania, vendi ynë kryeson Europën për vrasjet nga bashkëshortët. Specialistët thonë se shkaku kryesor mbetet mentaliteti.
Gjithkush mund të bjerë pre e dhunës në familje, por ajo çfarë duhet bërë është denoncimi në kohë. Iris Luarasi thotë se parandalimi i këtij fenomeni duhet parë te edukumi.
Qendrat e këshillimit të grave janë në shërbim 24 orë për të ndihmuar ato që gjenden në situata të vështira. Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve ndihma kërkohet kur dhuna ka arritur në nivele ekstreme.