BULQIZE -- Atentatet me tritol trondisin sërish Bulqizën. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në automjetin e Ardian Duriçit rreth orës 04:00 të mëngjesit të së martës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale jo vetëm në makinë por edhe në ndërtesën ku jetonte familja e të riut si dhe në banesat pranë.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi makina tip Benz me targa AA 410 BG ka qenë e parkuar. Dyshohet që lënda eksplozive të jetë vendosur në pjesën e kafanos. Shpërthimi i sotëm e ka çuar policinë drejt dy pistave të hetimit, asaj të një grindjeje të hershme por edhe dyshimeve të një konflikti me të afërmit e ish-bashkëshortes së Duriçit.