A1 Report - Lezhe, shoferi zbulon pako te zeze ne makine, dyshohet tritol

Report TV 2015-08-21

Views 2

Një shofer furgoni ka njoftuar policinë për praninë e një kutie të zezë poshtë sediljes së parë të makinës së tij dhe ka njoftuar menjëherë policinë duke deklaruar se dyshonte se në makinën e tij është vënë tritol me telekomandë.

Ngjarja është njoftuar në 11: 30 minuta në lagjen Skënderbeg të Lezhës dhe forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po rrethojnë lagjen.

Dedë Lleshi personi që ka denoncuar në polici është shoqëruar në komisariat ndërsa rreth orës 13: 30 minuta në Lezhë kanë mbërritur forcat xheniere dhe verifikimet dhe çaktivizimin e eksplozivit nëse kemi të bëjmë me një gjë të tillë.
Denoncimi është bërë nga pronari i mjetit Dedë Lleshi. Në momentin që ka hyrë në mjetin e tij, Lleshi ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban dhe pranë tij një telefon celular. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë dhe ka denoncuar në polici.

Share This Video


Download

  
Report form