Sarandë, "Piramida" sekuestron 145 kg marijuanë dhe lëndë shpërthyese

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Sarandë- 145 kg marijuanë si dhe 7 kallëpe tritoli e 2 granata janë sekuestruar pak pas mesnate nga policia e Sarandës dhe FNSH në kufirin shqiptaro-grek. Policia e Sarandës kishte siguruar më parë informacion në rrugë operative dhe ka finalizuar operacionin "Piramida" rreth orës 00.30 të së hënës, duke pasur mbështetjen edhe të FNSH. Midis fshatit Ninat e Janjar e konkretisht në vendin e quajtur "Vulistër", që njihet si rrugë kalimi për trafiqet e paligjshme, policia ka zbuluar 4 çanta me 145 kg marijuanë. Droga kishte qëllim kalimin për në Tsamanda të Igumenicës. Në prangat e policisë ra i dyshuari Halit Hasani, 53-vjeç, banues në fshatin Ninat, person me precedentë penalë. Gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e tij në vendin e quajtur "Qafa e Dules", policia gjeti 7 kallëpe tritoli, 2 granata, 3 ndezësa dhe një sasi fitil zjarrpërcjellës për të cilat nuk dihet nëse ishte qëllim trafikimi për në shtetin fqinj. Halit Hasani sëbashkë me familjen e tij i kanë shpëtuar më parë një atentati me armë në vitin 2010, teksa qenë duke udhëtuar me makinë. Policia në atë kohë arrestoi kushëririn e tij, një person me precedentë penalë por gjykata ia pushoi akuzat, për mungesë provash. Policia jep detaje mbi operacionin Nga efektivat e Komisariatit të Policisë Sarandë me mbështetjen e Forcave Speciale FNSH falë informacioneve të marrë në rrugë operative wshtw realizuar një operacion policor i koduar "PIRAMIDA" ku si rezultat i të cilit është bërë e mundur që rreth orws 00:30 tw datws 28.04.2014 midis fshatit Ninat dhe Janjar dhe pikërisht në vendin e quajtur "Vulister" është bërë e mundur që të kapen dhe sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 145 kg lëndë narkotike "Canabis sativa" si dhe të arrestohet në flagrancë shtetasi: ? Halit Muharrem Hasani, vjec 53, banues në fshatin Ninat, komuna Markat, Sarandë, i dënuar më parë, si i dyshuar për lëndën narkotike e cila ndodhej e fshehur në 4 canta. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në stanin e këtij shtetasi që ndodhej në vendin e quajtur "Qafa e Dules" janë gjetur dhe sekuestruar edhe: ? 7 kallepe lënde plasëse e ngjashme me atë të tritolit ? një sasi fitil zjarrpërcjellës ? 3 ndezwsa (1 granate dhe 2 lënde plasëse) ? 2 granata, (1 ofensive dhe 1 difensive) Mendohet që lënda narkotike ishte afruar në afërsi të kufirit me Greqinë për tu transportuar në një moment tjetër. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit parashikuar nga neni 278/3 dhe 283 të Kodit Penal.

Share This Video


Download

  
Report form