Kamëz, protesta për legalizimet falas. Tentojnë të bllokojnë rrugën

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Tirane-Një grup banorësh të Kamës protestuan sot paradite duke i kërkuar kryeministrit Rama të mbajë premtimin për legalizimin falas. Protestuesit mbanin pankarta në duar ku shkruhej "Legalizime falas, mashtrim electoral" "Zoti Rama kur do të bëhen legalizimet falas". "Mjaft më me mashtrime" ishin disa nga parullat që mbanin në duar protestuesit. Protesta nisi në rrugën kryesore të Kamëz, madje banorët tentuan të bllokojnë rrugën por nuk u lejuan nga policia. Më pas proteresta u zhvendos përgjatë rrugës deri pranë Innstitutit Bujqësor, ku dhe u shpërndanë paqësisht Pak ditë më parë kreu i ALUIZNI-t Artan Lame akuzoi kryetarin e kësaj bashkie se po pengonte legalizimet për shkak të planit rregullues i cili parashikon ndërtesa të larta. Madje Lame ironizoi duke thënë se po kërkohet të ndërtohet Nju Jorku në Kamëz.

Share This Video


Download

  
Report form