A1 Report - Tepelene, 25-vjeçari me aftesi te kufizuar formon figura me 'puzzle'

Report TV 2015-08-22

Views 7

TEPELENE- Taulanti, 25 vjeç, banor në qytetin e Tepelenës, është frekuentues i rregullt i Qendrës Ditore "Dora e Ngrohtë" e cila është strehë për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore. Përditë vjen në orën 9 dhe largohet në orët e drekës.

Talenti i tij, është i rrallë jo vetëm krahasuar me bashkëmoshatarët e tij që vuajnë nga probleme fizike e psikike, por edhe me bashkëmosahtarët me aftësi normale.

Formimi i figurave të ndryshme me "puzzle", e ka shndërruar atë, në personin e vetëm në jug të vendit, që të jetë kandidat për në librin e rekordeve "Guinnes". Është në gjendje që të krijojë brenda një dite, 2 apo 3 figura që i përkasin artit aplikativ. Kjo dhunti, është pikasur nga drejtuesi i Qendrës Ditore "Dora e Ngrohtë" Gjon Dervishi, i cili e zbuloi talentin e tij të rrallë, dy vjet më parë.

Duke parë se Taulanti, ishte i dhënë pas formimit të figurave aplikative, iu vendosën në dispozicion, mjaft "puzzle" çka i formoi në një kohë rekord. Talenti i tij, u afirmua në katër ekspozita të çelura në kryeqytet dhe në Tepelenë, ndërkohë që së afërmi, të çelë edhe një të tillë në Maqedoni.

Share This Video


Download

  
Report form