Vrasja e biznesmenit në Tiranë arrestohen në Durrës 5 autorët

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 8

Tiranë- Pesë autorët e dyshuar në vrasjen e biznesmenit Ariel Zanka në zonën e "Ali Demit" në Tiranë, janë vënë në pranga mesnatën e djeshme. Policia e Shtetit ka përcjellë për mediat pamjet që tregojnë momentin e ndërhyrjes së forcave të policisë së Tiranës dhe Durrësit si dhe forcave RENEA Pesë personat e arrestuar janë: Agron Goxhaj, Enton Ibrahimi, Alket Halitaj, Artan Hasani dhe Andi Veshi. Mësohet se këta shtetas po përgatiteshin të linin Shqipërinë dhe ishin strehuar në këtë apartament në zonën e plazhit të Durrës. Në vrasjen e Ariel Zankës në lagjen "Ali Demi" ka patur edhe një të plagosur. Gjë që duket dhe në pamjet filmike. Ka qënë dëshmia e një mikut të viktimës që ka çuar policinë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit, që tronditi Tiranën mbrëmjen e 25 prillit. Zanafillë e kësaj vrasje sipas grupit hetimor ka qënë një zënkë mes viktimës dhe shtetasit Agron Goxhaj, tashmë i vënë në pranga nga policia. Dyshohet se sherri ka nisur për shkak të një konflikti për një borxh mes dy shokëve të viktimës, ndërsa ky i fundit ka ndërhyrë për të pajtuar palët. Agron Goxhaj ishte konfliktuar fizikisht me biznesmenin Ariel Zanka dhe më pas dyshohet se e ka qëlluar atë, por nuk ka vepruar i vetëm. 36-vjeçari Ariel Zanka u ekzekutua mbrëmjen e së premtes, pasi u qëllua me 8 plumba pistolete në zonën e Ali Demit

Share This Video


Download

  
Report form