Pranga vrasësve të biznesmenit në Tiranë, arrestohen në Durrës 5 personat

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

Tiranë- Pesë autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Arjel Zenka në zonën e "Ali Demit" në Tiranë janë vënë në pranga mbrëmjen e djeshme. Ata fshiheshin në një apartament në qytetin bregdetar të Durrësit. Në operacion u përfshinë forca të policisë së Tiranës dhe Durrësit si dhe forcat speciale RENEA. Në pranga kanë përfunduar Agron Goxhaj dhe Edison K, si autorë të vrasjes, ndërsa Besnik Mansaku e dy persona të tjerë janë arrestuar për moskallëzim krimi.

Ka qënë dëshmia e një mikut të viktimës që ka çuar policinë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit, që tronditi Tiranën mbrëmjen e së premtes.

Zanafillë e kesaj vrasje sipas grupit hetimor ka qënë një zënkë mes viktimës dhe shtetasit Agron Goxhaj, tashmë i vënë në pranga nga policia. Dyshohet se sherri ka nisur për shkak të një konflikti për një borxh mes dy shokëve të viktimës, ndërsa ky i fundit ka ndërhyrë për të pajtuar palët.

Agron Goxhaj ishte konfliktuar fizikisht me biznesmenin Arjel Zenka dhe më pas dyshohet se e ka qëlluar atë, por nuk ka vepruar i vetëm. 36-vjeçari Ariel Zenka u ekzekutua mbrëmjen e së premtes, pasi u qëllua me 8 plumba pistoletë në zonën e Ali Demit.

Share This Video


Download

  
Report form