Teatri i Metropolit ka zgjedhur të sjellë në skenë një vepër ukrainase nga Aleksandër Mardan.
"Nënat e Bijat" vjen këtë fundjavë për të përcjellë një mesazh të vjetër sa bota "jemi ne që vendosim fatin tonë"
Vepra e dramaturgut ukrainas Aleksandër Mardan, flet për situatat - kurth, ku bie njeriu dhe nga të cilat nuk arrin të shpëtojë, pa qenë viktimë.
Shfaqja bën fjalë për dy gra të cilat jeta i detyron të bëhen prostituta, për të arritur një jetë më të mirë. Nëpërmjet situatave "Nënat dhe bijat" bëhen shumë komike në këtë shfaqje.
Dhe mesazhi që përcillet është se jemi të gjithë ose viktima ose xhelat dhe në çdo situatë jemi vetë ne ata qe zgjedhim çfarë ane duhet të marrim.
Aleksandër Mardar ka në qendër të veprës së tij një grua në moshën dyzet vjeç, Valentinën, e cila është braktisur nga burri dhe jeton me vajzën e saj adoleshente,dhe një ditë bëhet autore e një aksidenti ku humb jetën një person është kjo ngjarje që i ndryshon krejtësisht jetën.
Valentina dorëzohet në polici, por qëllon që ajo të ishte dera e gabuar. Dera e disa njerëzve që abuzuan me hallin e një femre të vetmuar duke e kërcenuar në këmbim të pagesës së aksidentit ata i kërkojnë vajzën, duke e detyruar të prostituojë e të bëhet lodra e 20 burrave.
E megjithatë Valentina nuk i shpëton pagesës, për të cilën detyrohet të marrë kredi dhe të largojë vajzën nga shtëpia dhe të punojë që të shlyej kredinë.
E për ta arritur këtë përfundon dhe vetë në prostitutë që të mund të paguaj kredinë dhe të mos humbasë shtëpinë.
Vepra vjen nën interpretimin e Valina Muçollit dhe Egzona Ademit, me regji të Rozi Kostanit. Dje ishte premiera, ndërsa ata që e kanë humbur mund ta ndjekin sot dhe nesër në orën 20 në teatrin e Metropolit.