A1 Report - Pikturat e rralla dalin nga erresira pas 50 vjetesh

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANE- Ekspozita "Piktura klasike, artistë nga 1500 -- 1900" e inicuar nga drejtori i Galerisë Kombëtare Artan Shabani u çel mbrëmë me një pjesëmarrje të madhe. "Galeria ka pasur një fond që quhet fondi rezervat", thotë skulptori Ermir Grezda, një nga ish-punonjësit e rëndësishëm që ka punuar 20 vjet në GKA.

"Këto vepra kanë qëndruar të mbyllura, jo për 25 vjet, por për më shumë se 50 vjet, thotë Grezda, duke rrëfyer për "Shqiptarja.com" se ndër këto piktura "që kanë një vlerë astronomike", ka edhe vepra që janë krijuar nga artistë të artit si Odise Paskali, Foto Stamo, Sadik Kaceli, Qamil Grezda, etj. Çelja e kësaj ekspozite duket se hap edhe probleme me inventarin e fondit dhe mënyrën si është mbikëqyrur ndër vite, ku një pjesë e artistëve të sipërpërmendur, sipas Grezdës "i kanë dhuruar si kontribut disa nga veprat e tyre për të krijuar Pinokatekën Shqiptare".

Grezda vlerëson drejtorin aktual të Galerisë Kombëtare. "Më vjen mirë që Artan Shabani i bëri publike, sepse për më shumë se 50 vjet kanë qëndruar të mbyllura dhe pa asnjë kujdesje ndaj tyre". Ndërsa para pikturës së Ticanit Grezda thotë se "kur kam qenë unë në Galeri ajo mbante titullin "Pikturë e Ticianit". Duhet t'i bëhen analizat, edhe pse ajo ashtu siç është ka një vlerë astronomike për antikitetin e saj. Vlerësimi i një artisti të ri që përfaqëson artet moderne "është ndjeshmëria e ndryshme që ia vlen të shijohet...

Po ta shohësh nga ana artistike ia vlen të baravlerësohen me artet moderne veprat e këtyre autorëve", thotë ai. Drejtori Shabani pasi foli për rëndësinë e ekspozimit të këtyre veprave, premtoi hapjen e ekspozitave të tjera me vepra nga fondi i GKA-së. Sa i takon financimit, Shabani sqaroi se kjo është një ekspozitë e bërë me një kosto jashtëzakonisht të ulët: më pak se 500 euro. Të 40 veprat mbajnë me vete edhe misterin e kohës dhe të autorëve. Drejtori Artan Shabani mendon se studimi i veprave ka mangësi: "Askush nuk e ka luksin të vlerësojë këto piktura me një të rënë të lapsit", thotë ai.

Ndërkohë Shabani konstaton se "Ekspozita njeh publikun me një vlerë kohore prej 400 vjetësh, një nga dëshmitë e rralla të këtij intervali që shënjohet në kohën tonë kombëtare. Ajo gjithashtu mbart një vlerë financiare për t'u zbuluar dhe thekson nevojën për zhvillimin e një dijeje eksperte në fushën e artit". Ekspozita me vepra origjinale dhe kopje të stileve të Rilindjes dhe Barokut të lartë të artit, si dhe me emra të artistëve si Tician, Rubens, Rembrand, etj do të vijojë të jetë e hapur deri më 18 Maj.

Share This Video


Download

  
Report form