Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankulovska përgënjeshtroi se ka marr 500 mijë euro nga Zagorac Tumbovski për nevojat e VMRO DPMNE. Këtë aferë e zbardhi opozita, e pastaj u vërtetua edhen nga vet Tumbovskii cili tha parat personalisht ia ka dhënë Jankullovskës.
"Personin e njoh përmes kallëzimit penal, që u ngrit nga MPB-ja, në vitin 2007. Ai kallëzim penal i kaloi të gjitha instancat gjyqësore duke përfshirë edhe gjykatën supreme dhe mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një krim shumë serioz dhe nëse nuk gënjehëm, personi në fjalë është i dënuar me 6 vjet burgim dhe sipas informatave që i kam, ai gjendet në arrati", deklaroi Gordana Jankulovska-ministre e Brendshme.
Lidhur me këtë aferë ka reaguar edhe VMRO-DPMNE.
"Janë bashkuar një duzinë persona të gjykuar e të kërkuar, të ndjekur dhe të falur për kriminalitet të rëndë në vlerë prej disa milion euro dhe tani montojnë, falsifikojnë, gënjejnë dhe ikin. Kjo nuk do kalojë tek qytetarët. Qytetarët e dinë kush është i ndershëm, kush punon me përkushtim e kush me gënjeshtra e falsifikime orvatet ta marr pushtetin", tha Ilija Dimovski- VMRO DPMNE.
Dje në letër, e pastaj edhe në bisedën telefonike për mediumet, Zagorac Tumbovski, një nga themeluesit e VMRO DPMNE-së, tha se paratë në dorë, personalisht ia ka dhënë Gordana Jankullovskës.
"Vetëm unë dhe Gordana Jankulovska e dimë të vërtetën, e vërteta është një. Për këtë ekzistojnë dokumente, prova, fakte, dokumente origjinale dhe në çdo shtet më normal mund të bëhen ekspertiza dhe të vërtetohet edhe firma se kush i ka marrë paratë dhe prej kur daton letra, e kujt është fatura arka-pranoi, e kujt është vula", u shpreh Zagorac Tumbovski.
Ju personalisht ia dorëzuat paratë Gruevskit?
Personalisht Gordanës, me urdhrin e Gruevskit.
Gordana Jankullovskës?
Po, çështja e parë ishte se a thua dhe ku duhet të dorëzohen mjetet, kurse ai më tha, xhaxhi te Gordana Jankulovska.
Sa para i dhatë?
500 mijë euro.
Ndërkaq LSDM sot iu bëri thirrje institucioneve të reagojnë për të gjitha aferat duke përfshirë edhe atë të parave në dorë.
"I ftoj të gjithë faktorët relevant në Maqedoni që të jenë në krye të detyrës së obligimeve të tyre. Kjo ka të bëj me prokurorin publik, sistemin juridik në shtet, komisionin antikorrupsion, MPB-në, drejtorinë e të ardhurave publike, policinë financiare, opinionin akademik dhe të ekspertëve, sektorin joqeveritar, mediat dhe të gjithë qytetarët nga i pari e deri tek i fundit që të vendosen në mbrojtje të rendit juridik të vendit. Kjo do të thotë sanksionimin e kriminalitetit të qartë në të cilin është përfshirë njeriu i parë, kryeministri Gruevski", deklaroi Zoran Zaev-kryetar i LSDM-së.
Gjatë ditëve të kaluara lideri i LSDM-së Zoran Zaev zbardhi disa afera, për funksionarët e lartë të VMRO DPMNE-së, kurse deri më tani nuk ka kurrfarë reagimi zyrtarë nga institucionet kompetente. Natasha Stojanovska