Iu dëmtua shtëpia nga tërmeti, PD publikon denoncimin e qytetarit: Nuk kam marrë dëmshpërblim

Report TV 2020-12-05

Views 0

Partia Demokratike ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Shijaku, shtëpia e të cilit është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banesa e Shpëtim Dollakut është vlerësuar DS3 nga komisioni vlerësues dhe ai duhet të përfitojë dëmshpërblim nga shteti për të rikonstruktuar banesën.

Në videon e publikuar nga PD në Facebook, Shpëtimi shprehet se ka shkuar dhe tek njësia administrative për tu interesuar, madje thotë se ka paguar dhe inxhinierin për të bërë vlerësimin e dëmit por prapë nuk ka marrë përgjigje.

Ai i bën apel shtetit për t'i dhënë dëmshpërblim sipas dokumentacionit që i takon.

Share This Video


Download

  
Report form