BDI-ja dorëzon në Prokurori dosjen e "Interprometit"

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

BDI-ja ka dorëzuar në Prokurori dosjen e kompanisë "Interpromet" për të cilën thonë se është në pronë të familjes së liderit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe njerëzve të afërt me të. Ata kërkojnë rishikimin e procedurave të privatizimit, përmes të cilave Thaçi u pasurua me 56 mijë metra katrorë pasuri të patundshme. Sipas BDI-së kjo përfshin 80% të pronës publike të Tetovës, të privatizuar nga familja e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, në vitet e qeverisjes së parë të PDSH-së me VMRO-DPMNE-në.

'Bashkimi Demokratik për Integrim posedon dyshime të bazuara, të cilat do t'i dorëzojë sot Prokurorisë, se procedura e privatizimit, ose më saktë, pasurimi i Menduh Thaçit në kurriz të shqiptarëve të Tetovës, ka qenë i paligjshëm dhe kriminal. Falë këtij pasurimi, sot, begu i PDSH-së Menduh Thaçi, financon politikat e tij antikombëtare me 200 mijë euro të ardhura mujore që sjell kompania "Interpromet", duke na dhënë shumë arsye për të besuar se, janë pikërisht pasuria dhe biznesi, motivi i të qenit të tij në politikë', thuhet në komunikatën e BDI-së.

Nga partia e Ahmetit dyshojnë se qëllimi i PDSH-së për pjesëmarrje me çdo kusht në qeveri, është vetëm ruajtja dhe mos cenimi i pasurisë dhe bizneseve që i sjellin Thaçit 2.4 milion euro në vit, apo 200 mijë euro në muaj. BDI-ja zotohet se do të bëjë rishikimin e të gjitha procedurave dhe do të korrigjojë padrejtësinë ekonomike, që sipas tyre u është bërë shqiptarëve të Tetovës. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form