Parku Apolonisë kthehet në varrezë, arkeologët japin alarmin: Dëme të pariparueshme

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Fier- Një zonë e rëndësishme e Parkut arkeologjik të Apolonisë është shndërruar në varreza të fshatit. Një vendim i vitit 2005 të komunës Dërmënas i lejon banorëve të tre fshatrave, Pojan, Havaleas dhe Shtyllas në Fier, të përdorin varrezat e quajtura të Shen Thanasit për ritet mortore.
Ky fakt është një problem mjaft shqetësues për arkeologët, sipas të cilëve në këtë vend është planimetria A, në të cilën ndodhen mbetjet arkeologjike më të rëndësishme të epokës së hershme. Drejtori i Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Marin Haxhimihali, tha se rrezikohet trashëgimia kulturore gjatë gërmimeve për të hapur vende për varreza, duke shkaktuar dëme të pariparueshme. Haxhimihali tregon se për këtë problem ka një vendim nga Ministria e Kulturës për të ndaluar vijimin e kryerjes së ceremonive mortore.
Një tjetër shqetësim për drejtuesin dhe arkeologët e parkut, është dhe rrethimi me kangjella i kësaj zone, në një sipërfaqe më të madhe sesa varrezat që ndodhen në të. Për arkeologët parku ka vlera shumë të rëndësishme për shkak të ndërthurjes së kulturës greke dhe asaj romake, ndaj çdo dëmtim nga dora e njeriut do të humbas kulturën e fshehur nëntokë.

Share This Video


Download

  
Report form