Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në fshatin Hoxharë po ngordhin bagëtitë. Ora News është rikthyer sërish sot në këtë fshat të Fierit, një ndër më të prekurit nga vërshimi i lumit Vjosa fundjavën që lamë pas.
Dje shumë banorë i bënë apel shtetit për të siguruar ushqim për bagëtitë sepse do të ngordhin.
Sot fotot e mbërritura në Ora News tregojnë qengja të ngordhur në mes të rrugës.
Banorët i kanë thënë gazetares së Ora News, Inelda Vallja, se vetëm në një natë kanë ngordhur 25 kokë dele.
"Mungesa e ushqimit, medikamenteve ka çuar në ngordhjen masive të bagëtive" i thonë banorët gazetares së Ora News.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/ne-ferras-te-fierit-po-ngordhin-bagetite-banoret-japin-alarmin-sos