Kontrolli i SHISH, Qefalia: Jo "gjueti shtrigash, Noka lojë me sigurinë kombëtare

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Ndërsa një grup kontrolli i iniciuar nga mazhoranca do të zbarkojë në institucionin e SHISH për kontroll, deputeti i PS-së, njëherësh dhe anëtar i grupi të kontrollit, Xhemal Qefalia, deklaron se verifikimi nuk ka për qëllim "gjueti shtrigash". Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News , Qefalia tha se nga kontrolli me objekt: "Sekret/K?rkes?n Operative" nr. 1478, datë 2.12.2013, dërguar drejtorëve t? SHISH n? prefektura, ku kërkohet informacion mbi persona t? implikuar n? veprimtari antiligjore, t? emëruar n? pozicione drejtuese n? Policinë e Shtetit", nuk humbet askush, por vetëm bëhet transparencë.
Deputeti socialist nga ana tjetër akuzoi deputetin Noka për dezinformim të ulët. Sipas tij opozita vuri në lojë sigurinë kombëtare për kredo politike. Megjithatë ai pranoi se ka pasur një fluks të madh informacionesh nga SHISH për policinë pas ankesës së fundit të Ministrit Tahiri, por që sipas tij nuk janë të pakta rastet kur janë depozituar pas faktimit të ngjarjes.
Në përgjigje të akuzave të opozitës, se mazhoranca po përdor standarde të dyfishta me pengimin e Ministres së Mbrojtjes për raportim , Qefalia tha se Kodheli nuk mund të raportojë sakohë që Prokuroria të mbyllë hetimet për çështjen.

Share This Video


Download

  
Report form