Mbetja jetime e ndërtimeve pas vitit 2009 prek më së shumti zonat turistike midis tyre Velipojën.
Kryetari i komunës, Pash Ujka, i ka kërkuar Komisionit të Veprimtarive që të gjendet zgjidhje për këtë çështje, pasi në këtë zonë të gjitha ndërtimet janë realizuar gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë Shoqata e Ndërtuesve ngriti shqetësimin e mbi 500 pallateve që mbeten jashtë procesit të legalizimeve, për shkak të problemeve të ndryshme.
Deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, kërkoi që të bëhet një ligj gjithpërfshirës dhe askush të mos penalizohet.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese i mori parasysh kërkesat e grupeve të interest, të cilat pritet ti kalojnë ALUIZNIT, për të gjetur zgjidhjen përfundimtare.