A1 Report - Maqedoni, Pendarovski kerkon votat e shqiptareve per Presidencen

Report TV 2015-08-22

Views 11

SHKUP -Vetëm katër ditë para garës së balotazhit që do të përcaktojë se kush do të jetë presidenti i ardhëshëm i Maqedonisë, kandidati i opozitës maqedonase Stevo Pendarovski kërkon mbështetjen e shqiptarëve për të mundur rivalin e tij politik, Gjorgje Ivanov.

Ai do të vizitojë nesër Prishtinën, ku do të flaës për politikën e jashtme të Maqedonisë në një universitet privat dhe kjo kjo vizitë pritet të nxisë reagime në Shkup veçanërisht tek elektorati shqiptar, i cili në raundin e parë pati bojkotuar zgjedhjet presidenciale.

Vetë Pendarovski shprehet në një intervistë për A1 Report se vota për të do të thotë votë pro integrimit të brendshëm të vendeve të rajonit dhe njëkohësisht integrimit të tyre në strukturat euroatlantike.

Pendarovski ka bindjen se do të mund të marrë edhe mbështetjen e elektoratit shqiptar i cili është qartësisht i orientuar drejt perspektivës europiane dhe në këtë mënyrë do të mposhtë Ivanov, që për të do të thotë mposhje e politikës totalitare të VMRO DPMNE-së.

Koncepti që u unë ofroj është një Maqedoni e hapur për bashkëpunim me të gjithë fqinjët e saj, e cila do të jetë pjesë e Evropës dhe para së gjithash një Maqedoni e demokratizuar në brendi si shtet . Këtë pala tjetër nuk e ofron. Ndaj shpresoj se bojkoti i shqiptarëve nuk do të jetë në fuqi gjatë raundit të dytë në atë masë që ishte raundin e parë , sepse çdo qytetar e ka të drejtën e vet të thotë se ç'ka mendon se kush duhet të jetë president i shtetit. Unë edhe një herë theksoj se bojkoti nga ana e shqiptarëve i siguron mandat të ri presidentit aktual por edhe kryeministrit aktual dhe qeverisjes së deritanishme".

I pyetur se cila do të jetë këshilla që do tu japë studentëve shqiptarë në Kosovë, Pendarovski përgjigjet.

"Këshilla që do të jap është e njëjtë si për publikun këtu në Maqedoni ashtu edhe atë në rajon, apo kudo në botë "mos lejoni që të jetoni nën zgjedha, dhe kurrësesi mos lejoni që njerëz me koncepte të shekullit të 19-të në kokë të ju tregojnë cfarë është demokraci, drejtësi, liri", thotw

Pendarovski thekson se nëse zgjidhet president nuk do të lejojë që insititucionet nën varësinë e kreut të shtetit të jenë të mbyllura për shqiptarët pasi kjo rezikon stabilitetin e vendit dhe njëkohësisht është në kundërshtim me frymën e mirbesimit mes dy etnive më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve. Pendarovski foli dhe për idenë e presidentit konsesual, ide kjo që nuk i është ofruar për të diskutuar opozitës, ç'ka sipas tij lë të kuptohet se bëhet fjalë për një koncept vetëm mes partnerëve të koalicionit qeverisës dhe jo edhe të dy etnive më të mëdha në vend.

Share This Video


Download

  
Report form