Sondazh: VMRO 54 deputet, LSDM 38, BDI 19, PDSH 6

alsatmtv 2015-08-22

Views 4

Në zgjedhjet e 27 prillit, sipas një ankete të Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë, partia e kryeministrit Gruevski, VMRO-DPMNE-ja do të fitojë 54 deputetë, LSDM-ja 38 deputetë, BDI-ja e Ahmetit 19, PDSH-ja 6 deputetë, RDK-ja 2 dhe Opsioni qytetar maqedonas (OQM) vetëm 1 deputet. Sipas këtyre të dhënave VMRO-DPMNE-ja në kampin politik maqedonas dhe BDI-ja në kampin politik shqiptar gëzojnë besimin më të madh të elektoratit. VMRO-ja 23.8 për qind, LSDM 18.6 për qind, BDI 10.9 për qind, PDSH 3.8 për qind, RDK 1.4 për qind, Opsioni qytetar maqedonas 1.9 për qind dhe Aleanca për Maqedoni pozitive 0.3 për qind.
Por shqetësuese janë të dhënat e kësaj ankete për personat e papërcaktuar, apo të cilët nuk do të votojnë asnjë subjekt politik. 23.1 për qind janë përgjigjur me nuk e di ndërsa me 10 për qind janë përgjigjur me nuk kam vendosur.
Anketa përfshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe përbërjen e qeverisë së ardhshme.

Në të njëjtën është kërkuar mendim lidhur me mundësin e përbërjes së qeverisë së ardhshme. Rezultatet flasin me sa vijon:
Se kryeministri ka të drejtë të zgjedh partinë e vet të preferuar shqiptare, janë shprehur 71.2 për qind e të anketuarve maqedonas, derisa vetëm 4.5 për qind shqiptarë. Në qeveri hynë partia fituese shqiptare janë shprehur 91.3 për qind e shqiptarëve dhe vetëm 18.4 për qind e maqedonasve.

Në këtë hulumtim i cili është realizuar nga 17 deri 20 prill kanë marrë pjesë 1100 qytetarë.. Gjatë procesit të anketimit janë plotësuar të gjitha karakteristikat demografike dhe specifikat e popullatës siç janë struktura etnike, mosha, arsimi dhe gjinia. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form