Pr/ligji për kreun e ILDKP, Fino: S'bëhemi bujarë me Bujarin

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tiranë- Opozita braktisi mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pas refuzimit të kërkesës së saj për të shtyrë pr/ligjin që i heq Presidentit kompetencën për të zgjedhur kreun e ILDKP-së.
"Ne nuk kemi pse bëhemi bujar, dhe pse ai quhet Bujar, që t'i japim kompetencë antikushtetuese. Opozita gaboi që u largua. Ne jemi korrekt në zbatimin e kushtetutës." U shpreh Fino.
Para largimit deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se, ndryshimet ligjore duhet të konsultohen me ndërkombëtarët.
Sipas tij dhënia e kompetencës së Kuvendit për të zgjedhur kreun e ILDKP-së, godet institucionin e Presidentit dhe pavarësinë e ILDKP-së, që tashmë vihet nën kontroll politik.
Nga ana e mazhorancës deputeti i PS-së Armand Subashi u shpreh se "Me propozimin e kreut të ILDKP, Presidenti kishte marrë një kompetencë që Kushtetuta nuk ia kishte dhënë. Marrja e kompetencave nga Kuvendi e kthen në proces të hapur zgjedhjen e kreut të ILDKP." tha Subashi.

Share This Video


Download

  
Report form