Pr/ligji i PD:Hetim selektiv vetëm për 'DIA' jo për kompanitë e tjera

Report TV 2015-09-28

Views 1

TIRANË - Shqiptarja.com zbardh detaje te reja nga drafti qe partia demokratike ka depozituar sot ne kuvend per hetim nderkombetar te rasteve korruptive ne CEZ. Por, ajo qe bie ne sy eshte fakti qe demokratet kerkojne nje hetim selektiv vetëm për kompaninë ?Debt International Management? me administrator Kastriot Ismailaj.

Ne Nenin 2 pika te projektligjit percaktohet se ?Cështja ?CEZ SHPËRNDARJE sh.a.?me Qeverinë shqiptare? nënkupton:

a) hetimin mbi ligjshmërinë e veprimeve apo mosveprimeve të funksionarëve publik apo personave privatë, gjatë marrëdhënies midis shoqërisë ?Debt International Advisory, DIA? dhe shoqërisë ?CEZ SHPËRNDARJE?, si dhe akuzave të bëra publike për veprime korruptive.

Por, ne draftin e parties me te madhe opozitare nuk kërkohet hetim për 6 kompanitë e tjera. Eshte te pakten 7 numri I kompanive ndërmjetëse shqiptare dhe dy të huaja, te cilat gjate vitit gjatë vitit 2012 jane angazhuar në një fushatë për mbledhje të borxheve të CEZ. Keto kompani kanë përfituar miliona euro. ?Debt International Management?, ka përfituar nga CEZ i 649 milion lekë, ose gati 6,5 milion dollarë. Me pas sa I takon shumave te perfituara vijne ?CE 2 Services?, ?CE 2 Debt Management? dhe Co2 Dept Collection, ?CE 2 Services?. ?Elite Consulting?, ka përfituar rreth gjysëm milion euro. Nen 1 milion euro ka perfituar Astin, ATU, dhe Constal. Vec kompanive shqiptare ishin dhe kompanine ceke Mercl dhe EOS. Ne draftin e depozituar nga Demokratet nuk permendet emri i asnje prej kompanive te tjera, por vetem Debt International Advisory.

Share This Video


Download

  
Report form