Ndarja territoriale, komisioni shtyhet edhe 2 muaj, PD: Destabilitet

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Konferenca e Kryetarëve vendosi sot me votat e mazhorancës të ndryshojë përbërjen e Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale si dhe të shtyjë me dy muaj afatin e punimeve të këtij komisioni.

Për opozitën realizimi i kësaj reforme në mënyrë të njëanshme ka pasoja politike dhe do të pasohet me destabilitet. Nga ana tjetër ministri Celibashi i bëri thirrje opozitës të reflektojë.

Paloka: Duan të marrin në tavolinë zgjedhjet lokale

"Të kërkosh të bësh nëj reformë vetëm pa konsensus me opozitën është aventurë që do të ketë pasoja për politikën e vendin. Pasojat janë edhe politike, do të pasohet me destabilitet" tha Paloka, pas konferencës së kryetarëve

Ai akuzoi mazhorancën se po kërkon të të marrë në tavolinë për zgjedhjet lokale.

" "Partia Socialiste, nuk ka kërkuar konsensues, dhe me gojën e kryetarit Rama, u tha qartazi në Parlament se nuk mund ti japim konsensues në parlament opozitës, pasi kemi frikë se ajo do të bllokojë, që është eksperiencë e tij në opozitë dhe jo e opozitës sot. Rrugë e mbarë i qoftë deri aty ku do të shkojë. E kemi bërë të qartë që duam një reformë të rëndësishme administrative shoqëruar me reformën zgjedhore. Nuk mendojmë të bllokojmë. Duam që të bëhet dhe të bëhet sa më mirë. Ata kanë synimin të sigurojnë zgjedhjet në tavolinë" tha Paloka.

Celibashi: Opozita të reflektojë

Nga ana e tij ministri Ilirjan Celibashi konfirmoi shtyrjen e veprimtarisë së komisionit edhe për 2 muaj duke shtuar se shpresonte që opozita të reflektonte.

"Mazhoranca nuk ka ndryshuar qëndrim për përfshirjen e opozitës. Reforma është e karakterit teknik dhe është koha që opozita të të jetë pjesë. Nuk ka asnjë hartë që të tregojë ndarjen territoriale të Shqipërisë. Nuk ka asnjë qëllim apo prapamendim. Flitet për një ndarje të re territoriale që do i shërbejë.



.

Share This Video


Download

  
Report form